700 mijë eurot do trafikoheshin drejt Shqipërisë? Mediat kroate "jehonë" arrestimit të shqiptarit

Shqipëria

700 mijë eurot do trafikoheshin drejt Shqipërisë? Mediat kroate "jehonë" arrestimit të shqiptarit

Më: 19 tetor 2025 Në ora: 17:39
Paratë e fshehura në makinë

Policia kroate ka arrestuar një ditë më parë një shtetas shqiptar në pikën kufitare Karasovići pasi gjatë kontrollit në automjetin e tij u gjetën 702,435 euro të padeklaruara. Paratë u zbuluan falë kontrolleve të shtuara nga agjentët doganorë të cilët kishin dyshime tek shqiptari.

Me shumë mundësi paratë cash do të trafikoheshin drejt Shqipërisë, pasi shqiptari u kap në kufirin midis Kroacisë dhe Malit të Zi.

Autoritetet kroate thonë se kjo është shuma më e madhe e parave që kanë sekuestruar ndonjëherë në kufi.

Mediat vendase nuk e kanë bërë me dije emrin e shqiptarit të arrestuar ndërsa vijojnë hetimet për të zbuluar burimin e një shume kaq të madhe parash të cilat dyshohet se do trafikoheshin drejt Shqipërisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat