Berisha deklaroi se Tom Doshi ia mbathi, reagon kreu i PSD, poston foton me puro: Jam në mes të Tiranës!

Shqipëria

Berisha deklaroi se Tom Doshi ia mbathi, reagon kreu i PSD, poston foton me puro: Jam në mes të Tiranës!

Më: 24 tetor 2025 Në ora: 13:24
Foto e postuar nga Tomë Doshi

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Tom Doshi ka reaguar menjëherë pas deklaratës së Sali Berishës, i cili hodhi dyshime se është arratisur.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Tom Doshi publikon edhe një foto, ndërsa i drejtohet liderit të PD, duke e quajtur atë “mashtrues”.

Kreu i PSD, thekson se “ndodhet në mes të Tiranës, duke pirë kafe mes miqsh e  jo mes paranojash”.

“O Sali mashtruesi! Për 20 vjet ke shpif kundër meje. Nuk jam largu, jam këtu, në mes te Tiranës duke e pi kafen mes miqsh e jo mes paranojash. Nuk frikësohem se nuk e kam vjedhur popullin si ti”, shkruan Tom Doshi në Facebook.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat