“Balluku duhet të ishte në burg dhe jo të promovojë drejtorë”, Elda Hoti- socialistëve: Ministrat duhet t’i japin zgjidhje minatorëve të Spaçit

Shqipëria

“Balluku duhet të ishte në burg dhe jo të promovojë drejtorë”, Elda Hoti- socialistëve: Ministrat duhet t’i japin zgjidhje minatorëve të Spaçit

Më: 30 tetor 2025 Në ora: 12:40
Elda Hoti dhe Ministrja Balluku

Deputetja demokrate, Elda Hoti, i bëri thirrje ministrave të dalin jashtë Kuvendit dhe të takojnë minatorët e Spaccit , të cilët protestojnë sot jashtë ambienteve të parlamentit ndërkohë brenda mbahet seanca plenare.

Elda Hoti: Nuk e di se si mund të vazhdojë në normalitet kjo seancë kur jashtë ti ke një protest të minatorëve të Spaccit të cilët prej 1 muaji janë në grevë. Dhe ata nuk po kërkojnë as privilegje e as luks zoti kryetar dhe nëse ky parlament është këtu për t’i shërbyer qytetarëve dhe jo oligarkëve, ministrat përgjegjës duhet të dilnin, t’i takonin dhe t’i jepnin zgjidhje minatorëve.

Ministrja Balluku e cila duhet të ishte në SPAK dhe në burg dhe jo të vijë në mëngjes dhe pastaj të promovojë drejtorë, por duhet të dilnin dhe të takonin minatorët e Spaccit, të cilët po vuajnë nga kontratat korruptive tuaja.

Kjo është më shumë se procedurë, sepse këtu po flitet për siguri në punë, këtu po flitet për dinjitet, për jetën e atyre qytetarëve që vuajnë ccdo ditë në minierat e Spaccit. Janë pushuar 16 punëtorë nga puna, dhe kjo bie ndesh me kushteutën dhe konventata sepse nuk mund të psuhon një punonjës që është në grevë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat