Homazhe në nderim të ish-kryeministrit Fatos Nano, dhjetëra qytetarë fierakë nisen drejt Tiranës

Shqipëria

Homazhe në nderim të ish-kryeministrit Fatos Nano, dhjetëra qytetarë fierakë nisen drejt Tiranës

Më: 2 nëntor 2025 Në ora: 08:09
Autobus

Që në orët e para të mëngjesit, dhjetëra qytetarë nga Fierit janë nisur drejt Tiranës për t’ju bashkuar homazheve në Pallatin e Kongreseve, në nderim të liderit historik të Partisë Socialiste, Fatos Nano, i cili do të përcillet sot për në banesën e fundit.

Në shenjë respekti për figurën e tij, Bashkia Fier ka vënë në dispozicion dy autobusë që u nisën në orën 07:00.

Fieri, i njohur si një nga bastionet tradicionale të socialistëve, ka treguar gjithmonë vlerësim dhe respekt të thellë për çdo udhëheqës të kësaj force politike.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat