Balliu pas zbardhjes së bisedave Balluku-Berberi: Njerëz që flasin me gjuhë rrugaçësh, kjo është banda që sundon Shqipërinë

Shqipëria

Balliu pas zbardhjes së bisedave Balluku-Berberi: Njerëz që flasin me gjuhë rrugaçësh, kjo është banda që sundon Shqipërinë

Më: 5 nëntor 2025 Në ora: 17:24
Deputeti i PD, Klevis Balliu

Deputeti i PD, Klevis Balliu, ka reaguar pas zbardhjes së bisedave midis zv.kryeministres Belinda Ballukut dhe kreut të ARRSH Evis Berberit.

Ai tha se njerëzit që qeverisin Shqipërinë, komunikojnë me gjuhë rrugaçësh.

“Një bandë hajdutësh e zhytur në banalitet e vulgaritet, që shan, kërcënon dhe vjedh një popull të tërë. Përgjimet e Lubi Ballukut tregojnë fytyrën e shëmtuar të pushtetit: njerëz që flasin me gjuhë rrugësh dhe bëjnë pazare me paratë e qytetarëve.

Kjo është banda që sundon Shqipërinë — një përzierje e korrupsionit, arrogancës dhe degjenerimit moral. Nuk mund të lejojmë më që vendi ynë të qeveriset nga kjo babëzi dhe poshtërim i çdo vlere. Protesta është sot një detyrim kombëtar”, shkroi Balliu.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat