Bashkë me të atin bëri për spital një person, AMP arreston policin e Patrullës! I plagosuri mjekohet të Trauma

Shqipëria

Bashkë me të atin bëri për spital një person, AMP arreston policin e Patrullës! I plagosuri mjekohet të Trauma

Më: 7 nëntor 2025 Në ora: 12:05
Foto ilustrim

Një efektiv i Patrullës së Policisë së Krujës është përfshirë në një incident të rëndë, që i ka kushtuar dhe prangat.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore njoftoi sot (7 nëntor) se ka arrestuar policin pasi bashkë me babanë e tij kanë dhunuar dhe bërë për spital një person me të cilin kishin konflikte, madje edhe e kanë kërcënuar. Aksioni u krye nga AMP e Rajonit Durrës-Kavajë, bashkë me Prokurorinë e Tiranë, ndërsa i dëmtuari po mjekohet te Trauma.

Efektivi i prangosur është K.K., me detyrë Trupë Shërbimi, që akuzohet për veprat penale “kanosja” dhe “shpërdorim i detyrës”.

“Arrestimi u bë i mundur pasi ditën e djeshme, punonjësi i policisë (jashtë shërbimit) në bashkëpunim më babanë e tij, shtetasin D.K., për motive të dobëta kanë kanosur dhe dhunuar fizikisht shtetasin B.K., i cili ka marrë ndihmën mjekësore në Spitalin e Traumës”, bëri me dije AMP mes të tjerash.

Njoftimi i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore:

“Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Durrës – Kavajë) nën drejtimin e Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë K.K., me detyrë Trupë Shërbimi/ Patrullë e Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Krujë, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Kanosja” dhe “Shpërdorim i detyrës” parashikuar në nenet 84 dhe 248 të Kodit Penal.

 Arrestimi u bë i mundur pasi ditën e djeshme, punonjësi i policisë (jashtë shërbimit) në bashkëpunim më babain e tij, shtetasin D.K., për motive të dobëta kanë kanosur dhe dhunuar fizikisht shtetasin B.K., i cili ka marrë ndihmën mjekësore në Spitalin e Traumës.

Materialet proceduriale u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

AMP mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të strukturave, duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 9090, ose duke dërguar Email në adresën [email protected].

Për ankesa me Whatsapp 0694151511
Ose shkarkoni në Play Store dhe App Store aplikacionin “Agjencia Digjitale”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat