‘Partneriteti për Bashkëpunim Transatlantik në Energji’, Balluku: Shqipëria do të kontribuojë në ndërtimin e një të ardhmeje të sigurt energjetike

Shqipëria

‘Partneriteti për Bashkëpunim Transatlantik në Energji’, Balluku: Shqipëria do të kontribuojë në ndërtimin e një të ardhmeje të sigurt energjetike

Më: 7 nëntor 2025 Në ora: 18:21
Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka ndarë në Facebook një postim në lidhje me takimin “Partneriteti për Bashkëpunim Transatlantik në Energji (P-TEC)”, organizuar nën kujdesin e Departamentit Amerikan të Energjisë, qeverisë greke dhe Qendrës Globale të Energjisë në Këshillin Atlantik.

Në qendër të diskutimeve ishin siguria dhe diversifikimi i burimeve energjetike, me synim uljen e varësisë nga gazi rus në Europë dhe forcimin e bashkëpunimit përmes korridoreve të reja të furnizimit, duke nxitur zhvillimin e infrastrukturës dhe investimeve të përbashkëta.

Postimi në Facebook:

Kryeministri Mitsotakis mbajti fjalën hapëse të takimit - Partneriteti për Bashkëpunim Transatlantik në Energji (P-TEC), organizuar nën kujdesin e Departamentit Amerikan të Energjisë, qeverisë greke dhe Qendrës Globale të Energjisë në Këshillit Atlantik, me pjesëmarrjen e Sekretarit të Energjisë së SHBA, Chris Wright dhe ministrave të Energjisë nga Europa Qendrore dhe Lindore.

Në fokus, siguria dhe diversifikimi i burimeve energjetike, duke pasur në vëmendje uljen e ndikimit të gazit rus në Europë, por edhe bashkëpunimin mes vendeve përmes korridoreve të reja të furnizimit, duke nxitur zhvillimin e infrastrukturës dhe investimet e përbashkëta.

Shqipëra mbetet e përkushtuar të kontribuojë në këto përpjekje për një të ardhme energjetike më të sigurt dhe të qëndrueshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat