Njëri tentoi të fuste kokainë në Shqipëri, tjetri fishekë, arrestohen dy persona në Kakavijë

Shqipëria

Njëri tentoi të fuste kokainë në Shqipëri, tjetri fishekë, arrestohen dy persona në Kakavijë

Më: 7 nëntor 2025 Në ora: 21:18
Pamje te publikuara nga Policia e Shtetit

Shërbimet e Policisë Kufitare Kakavije, në vijim të punës për goditjen e krimeve ndërkufitare, bazuar në analizën e riskut, kanë kaluar për kontroll në vijë të dytë, në hyrje të RSh-së, automjetet me drejtues shtetasit E. N. dhe I. Gj..

-Gjatë kontrollit në automjetin e shtetasit E. N. dhe kontrollit fizik ndaj tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi lëndë të dyshuar narkotike kokainë, 2 celularë dhe 3700 euro.

Gjatë kontrollit në furgonin me drejtues shtetasin I. Gj., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 10 kuti me fishekë gjuetie (në total 250 fishekë), të cilat ai nuk i kishte deklaruar konform ligjit dhe nuk ishte i pajisur me leje për transportimin e tyre.

Në përfundim të veprimeve për këto raste:

-specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin E. N., 48 vjeç, banues në Berat, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

-specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Gjirokastër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin I. Gj., 49 vjeç, banues në Patos, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.

Policia ka sekuestruar lëndën narkotike kokainë, 3700 euro dhe 250 fishekë gjuetie.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat