Shërbimet e Policisë Kufitare të Rinasit, si rezultat i analizës së riskut, intervistimit të thelluar, verifikimeve të detajuara të dokumenteve të udhëtimit dhe shkëmbimit të informacionit me partnerët bënë të mundur ndalimin e tre shtetasve në kërkim, në hyrje të Shqipërisë.
Denis Xhelili (41), banues në Vlorë, është kthyer në kategorinë “Deportiv” nga Mbretëria e Bashkuar dhe, pas intervistimit dhe verifikimeve të detajuara ka rezultuar se Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë ka njësuar vendimin e Gjykatës së Kurorës Luton–Chichester, e cila e ka dënuar me 13 vjet e 4 muaj burg për veprat penale “Komplot për furnizim me drogë të klasës A” dhe “Komplot për t’u shmangur nëpërmjet mashtrimit nga ndalimi i importimit të një droge të klasës A”.
V. S. (38), banues në Tiranë udhëtonte nga Belgjika dhe u ndalua në hyrje të Shqipërisë, ku pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se është dënuar nga Gjykata e Tiranës me 2 vjet e 4 muaj burgim për veprën penale prodhim dhe shitje të narkotikëve.
M. M., banues në Korçë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor ka vendosur konvertimin e dënimit nga gjobë në burgim, për veprën penale kalim ilegal i kufirit.