Kandidatja socialiste për bashkinë e Vlorës: Uroj që zgjedhësit të votojnë me zemër, mendje dhe përgjegjësi

Shqipëria

Kandidatja socialiste për bashkinë e Vlorës: Uroj që zgjedhësit të votojnë me zemër, mendje dhe përgjegjësi

Më: 9 nëntor 2025 Në ora: 10:38
Brunilda Mersini

Kandidatja socialiste për bashkinë e Vlorës, Brunilda Mersini, i bëri thirrje qytetarëve të Vlorës të votojnë me zemër, mendje dhe përgjegjësi qytetare për të mirën e qytetit.

Në një prononcim për mediat pasi ushtroi të drejtën e votës, ajo tha se është e kënaqur me pjesëmarrjen në votim.

E pyetur nga gazetarët se çfarë simbolizon dita me shi për Vlorën, Mersini replikoi duke thënë “Shiu ka gjithmonë mbarësi, jo vetëm në Vlorë, por kudo”.

Brunilda Mersini: Shumë faleminderit për suportin tuaj edhe për këtë ditë të shënuar. Është një ditë e shënuar jo vetëm për mua personalisht që kandidoj si e para grua në siglën e partisë socialiste, një grua që e ndjek ritmin e qytetit, energjinë e tij, që njeh njerëzit e qytetit dhe ka përkushtimin e njerëzve. Por më e rëndësishme se mua, kjo ditë është për qytetin, për qytetarët e Vlorës që kanë treguar gjithmonë kulturë demokratike dhe përgjegjësi qytetare në ditën e zgjedhjeve. Uroj që ata të votojnë sot me zemër, me mendje dhe përgjegjësi qytetare për më të mirën e Vlorës. Pjesëmarrja është shumë e mir, jemi të kënaqur me pjesëmarrjen. Shiu ka gjithmonë mbarësi, jo vetëm në Vlorë, por kudo.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat