Atentati mafioz në Rinas, targat e “Toyota” të vjedhura në Greqi vitin e kaluar! Zbardhet itinerari i autorëve, 3 qitësit qëlluan me 4 armë

Shqipëria

Atentati mafioz në Rinas, targat e “Toyota” të vjedhura në Greqi vitin e kaluar! Zbardhet itinerari i autorëve, 3 qitësit qëlluan me 4 armë

Më: 12 nëntor 2025 Në ora: 10:25
Foto ilustrim

Detaje të reja dalin nga atentati i mesditës së të martës (11 Nëntor) në afërsi të aeroportit të Rinasit, ku u ekzekutua me breshëri plumbash Gilmando Dani dhe mbeti i plagosur rëndë, 40-vjeçari Muçi Shaljani alias Sheqeri.

Mësohet se targat e mjetit tip Toyota rezultojnë të vjedhura në Greqi vitin e shkuar. Ndërsa makina ende nuk është përcaktuar nese eshte e vjedhur apo jo per shkak se ende nuk është rikuperuar numri i shasisë për shkak të djegies së makinës.

Autorët të cilët kanë qenë 4( 3 qitës dhe 1 shofer) kanë ardhur nga zona e Niklës drejt Rinasit, zonë dhe nga janë larguar më pas.

Autorët kanë përdorur të 4 armët. Sipas burimeve, një prej autorëve ka përdorur dy armë. Kallashnikovin nga makina dhe pistoletën pasi zbret nga makina dhe qëllon drejt makinës benz.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat