Plumbi i kalon ngjitur, qytetarët shpëtojnë për fije dhe ia mbathin vrapit: momenti kur atentatorët gjuajnë në drejtim të Mercedesit

Shqipëria

Plumbi i kalon ngjitur, qytetarët shpëtojnë për fije dhe ia mbathin vrapit: momenti kur atentatorët gjuajnë në drejtim të Mercedesit

Më: 12 nëntor 2025 Në ora: 19:17
Momenti kur atentatorët gjuajnë në drejtim të Mercedesit

Breshëria e kallashnikonëve e lëshuar në drejtim të Gilmando Danit dhe Muçi Shaljanit, kanë kaluar farë pranë qytetarëve, të cilët për 80 sekonda, e gjetën veten brenda një skene filmi të përgjakshme.

Nga videot e publikuara të atentatit të ndodhur pasditen e djeshme në rrethrrotullimin në afërsi të aeroportit të Rinasit, shihen qytetarët të cilët ia mbathin ‘nga sytë këmbët’ në momentin që dëgjojnë krismat e para.

Atentati është cilësuar si një ndër më të organizuarit dhe e ‘dorëzuar’ në duart e profesionistëve nga bandat e krimit.

Asnjë dëm nuk është shkaktuar, shënjestra ka qenë e qartë, Gilmando Dani dhe për të kryer punën deri në fund, njëri prej qitësve, është afruar dhe ka qëlluar nga afër.

E gjitha skena është shoqëruar me dëshmitarë ndërsa kamerat e sigurisë të bizneseve përrreth kanë arritur të filmojnë të gjithë ngjarjen.

 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat