Vihet në pranga një shtetas italian, tentoi të kalonte në portin e Durrësit me lëndë narkotike

Shqipëria

Vihet në pranga një shtetas italian, tentoi të kalonte në portin e Durrësit me lëndë narkotike

Më: 16 nëntor 2025 Në ora: 17:19
Foto ilustrim

Operacioni nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë së Stacionit të Policisë Kufitare të Portit Durrës kanë dërguar në arrestimin e një shtetasi italian, marinar në një traget linje Durrës – Ankona, i cili tentoi të kalonte në portin e Durrësit me një pako me lëndë narkotike kanabis, raporton KosovaPress.

Shtetasi S. M. (25), banues në Itali, u arrestua në kuadër të operacionit policor të koduar “Next”, për veprën penale trafikim i lëndëve narkotike.

Bazuar në informacionet e siguruara më parë, shërbimet e policisë i gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një pako brenda së cilës kishte lëndë narkotike në formë boçe, të dyshuar kanabis.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për hetime të mëtejshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat