Moti i keq/ Përmbytje në Lezhë, biznese dhe banesa të përmbytura në Kurbin, dëmtohen dhjetëra automjete

Shqipëria

Moti i keq/ Përmbytje në Lezhë, biznese dhe banesa të përmbytura në Kurbin, dëmtohen dhjetëra automjete

Më: 18 nëntor 2025 Në ora: 12:31
Lezhë

Moti i keq ka shkaktuar përmbytje të konsiderueshme në disa zona të qarkut të Lezhës, ndërsa më e goditura rezulton të jetë zona e Zhejës në Kurbin.

Vërshimi i ujërave malorë ka përmbytur banesa dhe biznese, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale.

Raportohet se edhe një numër i konsiderueshëm automjetesh janë dëmtuar si pasojë e prurjeve të mëdha të ujit.

Kryetarja e Bashkisë Kurbin, Mailinda Cara, ka deklaruar se mjetet dhe ekipet e bashkisë ndodhen aktualisht në terren për të menaxhuar situatën dhe për t’u ardhur në ndihmë banorëve të prekur.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat