“Krim zgjedhor dhe jo me gabim njerëzor”, Aulon Kalaja për “11 majin”: Kishte falsifikim të rezultatit

Shqipëria

“Krim zgjedhor dhe jo me gabim njerëzor”, Aulon Kalaja për “11 majin”: Kishte falsifikim të rezultatit

Më: 20 nëntor 2025 Në ora: 10:59
Aulon Kalaja

Aulon Kalaja ishte sot në SPAK, ku në një prononcim për mediat jashtë godinës së Prokurorisë së Posaçme, u shpreh se rezultati i zgjedhjeve të 11 majit u falsifikua.

Ai u shpreh se KAS ka shkelur ligjin duke miratuar një tabelë përmbledhëse të falsifikuar.

“Gjykata i kërkon SPK të hetojë, Në vendim shquhen 3 momente. Qarku i Durrësit, KAS ka vendosur rinumërim të pjesshëm, vendosi të hapë 290 kuti për t’i numëruar, 152 kuti u hapën përfundimisht.

Gjykata konstaton se KAS duhet të rinumëronte të gjitha kutitë.

KAS sipas gjykatës, ka shkelur ligjin duke miratuar një tabelë përmbledhëse të falsifikuar, sepse në 300 e ca kutitë e tjera të pa rinumëruar ka pasur vota të falsifikuar.

Pra kemi të bëjmë me krim zgjedhor dhe jo gabim njerëzor”, tha ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat