Balluku, 8 orë në kryeministri/ Projektohet mbledhje qeverie të premten, zv.kryeministrja u largua me makinë tjetër

Shqipëria

Balluku, 8 orë në kryeministri/ Projektohet mbledhje qeverie të premten, zv.kryeministrja u largua me makinë tjetër

Më: 20 nëntor 2025 Në ora: 21:53
Foto ilustrim

Zv.kryeministrja Belinda Balluku qëndroi për rreth 8 orë e 15 minuta në godinën e Kryeministrisë këtë të enjte, vetëm pak orë pasi Gjykata e Posaçme vendosi pezullimin e saj nga detyra dhe ndalimin e udhëtimit jashtë vendit.

Balluku hyri në zyrë rreth orës 12:15 dhe u largua pas orës 20:30, ndërsa pak minuta më herët nga godina kishte dalë kryeministri Edi Ramma.

Ndryshe nga kreu i qeverisë, që përdori hyrjen kryesore, Balluku zgjodhi një dalje anësore. Edhe automjeti me të cilin u largua nuk ishte makina e saj zyrtare, por një tjetër mjet i vënë në dispozicion.

Në kryeministri ishte i pranishëm prej orës 15:00 edhe ish-ministri i drejtësisë, Ulsi Manja. Sipas burimeve, ai është thirrur për të dhënë mendim juridik lidhur me situatën e krijuar pas vendimit të GJKKO-së.

Po nga të njëjtat burime, gazetari Muhamed Veliu mëson se nuk përjashtohet mundësia që paraditen e së premtes rreth orës 9:00 të mbahet një mbledhje e qeverisë, përpara se Rama dhe kabineti i tij të marrin pjesë në në samitin e liderëve të Ballkanit Perëndimor që zhvillohet në Tiranë, me praninë edhe të Komisioneres për Zgjerimin e BE, Marta Kos.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat