Pas reshjeve të dendura të shiut që shkaktoi probleme të shumta që nga bllokimi i rrugëve e deri tek përmbytja e tokave bujqësore, disa prej zonave malore reshjet e dëborës kanë sjellë bardhësi.
Në Bulqizë mëngjesin e sotëm malet janë mbuluar me dëborë në lartësinë 500 metra mbi nivelin e detit të shoqëruar edhe me temperatura të ulëta.Reshje dëborë ka pasur edhe në zonat minerare kryesisht në Zonën D,Martanesh dhe Tërnovë ku punojnë minatorët.Reshje dëborë në lartësinë 1000 metra mbinivelin e detit ka edhe në Dibër dhe Mat.
Reshjet e dëborës kanë përfshirë edhe pikën turistike të Lepushës në Kelmend, duke krijuar një peizazh të bukur dimëror. Shtresa e parë e borës ka zbardhur të gjithë zonën malore, e njohur për natyrën e saj të paprekur dhe bukuritë alpine. Ky është një lajm i mirë për banorët e kësaj zone , pasi për ta reshjet e dëborës shënojnë dhe nisjen e sezonit turistik dimëror.
Ne aksin Hani Hotit – Dogana Vermosh ka pasur reshje dëbore gjatë natës në lartësi mbi 1000 m. Në terren ndodhen 2 borëpastruese, momentalisht rruga nuk paraqet asnjë problem dhe është e kalueshme për të gjitha mjetet.
Kurse Qarku i Kukësit vijon të jetë i përfshirë nga reshje shiu dhe bore. Në zonat mbi 1000 metra lartësi bora ka rënë kryesisht në fshatrat Tërshenë, Gryk Qajë, Shkinak, Buzmadhe, Turaj, Xhaferaj, Stanet e Novosejt dhe Arrën në Bashkinë Kukës, si edhe në Kishaj e Cahan të bashkisë Has, si dhe në Valbonë e Lekbibaj të bashkisë Tropojë. Reshjet e borës nuk kanë krijuar probleme, pasi trashësia ka qenë e ulët.
Problemet më të mëdha me qarkullimin vijojnë të jenë në zonat e thella malore. Në disa prej fshatrave të njësisë administrative Arrën, rrugët mbeten të bllokuara nga rrëshqitjet e dherave dhe gurëve. Vështirësi të ngjashme paraqiten edhe në fshatrat Orgjikël dhe Bele në Zapod, si edhe në Lojme e Nimçë, ku qarkullimi është i pamundur.
Nën bardhësinë e dëborës është zgjuar edhe qarku i Korccës. Rreshje ka pasur ne zonën e Dardhës, Vithkuqit dhe Shtyllës, në lartësinë 1000 m. Sipas informacioneve në Dardhë, reshjet janë prezente nga Km 9 ndërsa ne terren ndodhen kontraktorët për mirëmbajtjen e rrugës. Aktualisht situata paraqitet e qete, pasi dhe reshjet nuk janë intensive.
E njëjta situate paraqitet në Librazhd. Fshatrat Stëblevë, Qarrishtë e Marat janë zbardhur nga bora ndërkohë që akset rrugore deri tani janë të kalueshme dhe bujtinat janë në pritje të vizitorëve.