Asim Vokshi betohet në Presidencë si anëtari i ri i Gjykatës Kushtuese, zëvendëson Holta Zaçajn

Shqipëria

Asim Vokshi betohet në Presidencë si anëtari i ri i Gjykatës Kushtuese, zëvendëson Holta Zaçajn

Më: 25 nëntor 2025 Në ora: 10:15
Asim Vokshi

Asim Vokshi betohet në Presidencë si anëtari i ri i Gjykatës Kushtetuese.  Ai do të zëvendësojë Holta Zaçajn, mandati i së cilës ka mbaruar që në muajin prill.

Gjykata e Lartë shpalli fitues Asim Vokshin për zëvendësimin e Zaçajt, por rezultati u kundërshtua nga kandidatja tjetër Naureda Llagami. Ajo pretendoi në Gjykatë Administrative dhe më pas në Kushtetuese, që një votë e shpallur e pavlefshme, i takonte asaj, e rrjedhimisht e bënte atë gjyqtare kushtetuese.

Betimi i tij largon nga Kushtetuesja Zaçajn, e cila mban edhe detyrën e kryetares së këtij institucioni. Ikja e saj do të bëjë që gjykata të zgjedhë edhe një kryetar të ri, teksa përkohësisht drejtohet nga nënkryetarja Marsida Xhaferllari.

Asim Vokshi do të ketë një mandat të plotë 9 vjeçar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat