Bie në kontakt me rrymën elektrike, humb jetën në Durrës marinari nga Azerbajxhani

Shqipëria

Bie në kontakt me rrymën elektrike, humb jetën në Durrës marinari nga Azerbajxhani

Më: 7 dhjetor 2025 Në ora: 19:25
Ilustrim

Një marinar ka humbur jetën pasi dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.

Sipas burimeve policore, bëhet fjalë për një 25-vjeçar nga Azerbajxhani, i cili gjatë kohës që ka qenë duke punuar në bordin e anijes, ka rënë në kontakt me energjinë elektrike.

Pasi është dërguar për ndihmë mjekësore drejt Spitalit Rajonal të Durrësit, bluzat e bardha konfirmojnë se nuk ka patur mundësi për t’i dhënë ndihmë, pasi ka mbërritur pa shenja jete.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Anija ka qenë e akostuar në portin e Durrësit, duke shkarkuar mallra gjatë kohës që ka ndodhur ngjarja.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat