Spiropali kërkon intensifikim diplomatik në BE: Shqipëria meriton vendin në tryezën europiane

Shqipëria

Spiropali kërkon intensifikim diplomatik në BE: Shqipëria meriton vendin në tryezën europiane

Më: 9 dhjetor 2025 Në ora: 17:47
Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, zhvilloi një takim online me ambasadorët shqiptarë të akredituar në vendet e Bashkimit Europian

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, zhvilloi një takim online me ambasadorët shqiptarë të akredituar në vendet e Bashkimit Europian, në kuadër të përgatitjeve për intensifikimin e veprimtarisë diplomatike gjatë fazës së re të procesit integrues.

Takimi, i organizuar si pjesë e koordinimit të rregullt me përfaqësitë diplomatike, u fokusua në përcaktimin e hapave të mëtejshëm për forcimin e komunikimit dhe angazhimit me institucionet e vendeve anëtare të BE-së, si dhe me publikun, median dhe komunitetet shqiptare dhe europiane.

Spiropali theksoi rëndësinë e një komunikimi të qartë e të unifikuar mbi vlerat, potencialin dhe arsyet që e bëjnë Shqipërinë një vend plotësisht të gatshëm për të zënë vendin e saj në tryezën e familjes europiane.

Ajo nënvizoi se diplomacia shqiptare duhet të jetë më aktive, më e pranishme dhe më e koordinuar në përçimin e mesazheve strategjike për reformat, progresin dhe rolin konstruktiv të Shqipërisë në rajon dhe në Evropë.

Në postimin e saj pas takimit, Spiropali theksoi:

“Intensifikimi i veprimtarisë diplomatike me vendet e BE është thelbësor. Në këtë takim periodik me ambasadorët shqiptarë u koordinuam për hapat e mëtejshëm të angazhimit dhe komunikimit me institucionet e këtyre vendeve, por edhe me publikun, median dhe komunitetet, për vlerat, potencialin dhe të gjitha arsyet pse Shqipëria meriton vendin e saj në tryezën e familjes europiane.”

Takimi konsiderohet një pjesë e rëndësishme e përpjekjeve të Shqipërisë për të rritur ndërveprimin diplomatik me partnerët europianë, në një moment kyç të procesit të integrimit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat