Karanxha: Kur ka fyerje të gjyqtarëve në publik, do ishte mirë që shoqata e Gjyqtarëve të reagonte sërish

Shqipëria

Karanxha: Kur ka fyerje të gjyqtarëve në publik, do ishte mirë që shoqata e Gjyqtarëve të reagonte sërish

Më: 9 dhjetor 2025 Në ora: 21:13
Ish-prokurori, Ervin Karanxha

Ish-prokurori, Ervin Karanxha u shpreh se kur ka fyerje të gjyqtarëve në publik, do ishte mirë që shoqata e Gjyqtarëve të reagonte sërish.

Karanxha: Për hir të së vërtetës është reagimi i disatë i shoqatës.

Nuk është i pari.

Kemi edhe rastin e ndërtimeve pa leje që pati deklarata publike.

Pra nuk është rasti i parë që reagon shoqata e Gjyqtarëve.

Ky është një reagim pra është diçka e mirë.

Në kuptimin që edhe gjyqtarët të shprehin mendimin e tyre në lidhje me deklaratat publike.

Sepse gjyqtari ka një problem të madh.

Gjyqtari gjithmonë shprehet me vendim.

Dhe nuk lejohet të bëjë deklarata publike.

Unë mendoj që jo vetëm në këtë rast por edhe në raste të tjera, kur ka anatemi ose kur ka fyerje të gjyqtarëve në publik, do ishte mirë që të reagonte përsëri.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat