Avokatja Margarita Kola ka dhënë komentin e saj lidhur me fenomenin e largimit të të rinjve dhe shumë plagëve të tjera që prekin shoqërinë shqiptare.
Ndërkaq ajo e ka analizuar se pse buron një mungesë zgjidhje të këtyre problematikave.
“Në Ballkan ne kemi një kulturë shumë sipërfaqësore. Pra ne rendim pas asaj kulturës, ndaj asaj fasadës.
Dikush u zgjodh, emrave, mitizime që bëjmë ne dhe ne nuk thellohemi të ato fenomene të cilat janë aq përfshirëse dhe aq masive sa ndikojnë në të gjithë shoqërinë tonë.
Pra, në kulturën tonë ajo që bën “dritë”, ajo që është e ‘nxehtë’, që krijon ‘matufepsje’ në një far mënyre për diçka është më e lehtë për tu kapur nga ne.
Për tu bërë tifozeri nga ana jonë dhe i kushtojmë shumë pak kohë.
Mendojmë që nuk është për ne dhe i kushtojmë shumë pak rëndësi, një gjë e cila kërkon thellësi, ashtu siç tha Suela, kërkon gërmim, kërkon kërkim dhe nga ana tjetër vullnet për ta zgjidhur.
Është çështje mentaliteti dhe kulture. Pra, gjejmë rrugën më të lehtë.”- tha ajo.