Debate të forta në Kryesinë e PD, Salianji përplaset me Nokën: Ke shkatërruar partinë! Jep dorëheqjen, Flamur!

Shqipëria

Debate të forta në Kryesinë e PD, Salianji përplaset me Nokën: Ke shkatërruar partinë! Jep dorëheqjen, Flamur!

Më: 13 dhjetor 2025 Në ora: 16:29
Kryesia e PD

Debate të forta janë shënuar në mbledhjen me dyer të mbyllura të Kryesisë së Partisë Demokratike. Pas foltoreve të zhvilluara secili në mënyrën e tij, Sali Berisha dhe Ervin Salianji u takuan përballë njëri-tjetrit gjatë mbledhjes.

Burime nga mbledhja bëjnë me dije se ka pasur debate të ashpra mes Berishës, Nokës dhe Salianjit.

Noka i është drejtuar Salianjit me fjalët: “Me këtë që po bën, po u shërben atyre që ke përballë”.

Nga ana e tij, Salianji i është përgjigjur: “Jep dorëheqjen, Flamur, e ke shkatërruar partinë, dhe gabimi me Avokatin e Popullit është përgjegjësi e jotja”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat