Goditi me thikë vëllanë e tij për motive të dobëta, vihet në pranga 35-vjeçari në Elbasan

Shqipëria

Goditi me thikë vëllanë e tij për motive të dobëta, vihet në pranga 35-vjeçari në Elbasan

Më: 15 dhjetor 2025 Në ora: 11:16
Foto ilustrim

Një konflikt brenda familjes ka përfunduar me plagosje dhe arrestim në zonën e Labinot Fushës, në qarkun e Elbasanit. Një 35-vjeçar është vënë në pranga nga Policia, pasi dyshohet se ka goditur me thikë vëllanë e tij.

Ngjarja u zbulua pas njoftimit se në Spitalin Rajonal Elbasan ishte paraqitur për ndihmë mjekësore një 46-vjeçar, i cili kishte pësuar dëmtime në dorë, të shkaktuara nga një mjet prerës. Menjëherë pas marrjes së informacionit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan nisën veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të rastit.

Si rezultat i hetimeve të shpejta, u arrestua në flagrancë autori i dyshuar, shtetasi B. H., 35 vjeç, banues në fshatin Labinot Fushë. Sipas Policisë, ai dyshohet se ka goditur me thikë vëllanë e tij, shtetasin A. A., 46 vjeç, për motive të dobëta. I dëmtuari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e 35-vjeçarit, uniformat blu gjetën dhe sekuestruan mjetin prerës të dyshuar si i përdorur në krim, si dhe disa fishekë arme gjahu.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme ligjore.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat