Sherr mes të rinjve në një lokal në Tiranë, shpallen në kërkim, goditën personin që tentoi të shuante konfliktin

Shqipëria

Sherr mes të rinjve në një lokal në Tiranë, shpallen në kërkim, goditën personin që tentoi të shuante konfliktin

Më: 15 dhjetor 2025 Në ora: 15:10
Foto ilustrim

Dy persona janë shpallur në kërkim pasi janë përfshirë në një sherr në një lokal në Tiranë.

Sipas uniformave blu, shtetasit me iniciale E.A., 23 vjeç dhe E.M., 19 vjeç, kanë goditur një person të tretë, i cili tentoi të shuante konfliktin.

Po punohet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë me qëllim dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje dhe kapjen e 2 shtetasve të shpallur në kërkim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat