Topi: Drejtësia e re falë ndërkombëtarëve! SPAK ruan linjën që nisi! Rama ka probleme me vetëqeverisjen

Shqipëria

Topi: Drejtësia e re falë ndërkombëtarëve! SPAK ruan linjën që nisi! Rama ka probleme me vetëqeverisjen

Më: 17 dhjetor 2025 Në ora: 23:37
Ish-Presidenti Bamir Topi

Ish-presidenti Bamir Topi, në një intervistë, foli për institucionet e drejtësisë së re. Bamir Topi u shpreh se këto institucione kanë fituar një autonomi që po e konfirmojnë çdo ditë, pasi kanë mbështetjen e amerikanëve.

Sakaq, Bamir Topi u shpreh se qeveria ka kapur thuajse të gjitha institucionet ndërsa e paralelizoi me një sëmundje kancerogjene që ka prekur çdo qelizë të organizmit.

"Institucionet e drejtësisë së re kanë fituar një autonomi që po e konfirmojmë dita ditës. E kam thënë dhe herë të tjera që ata nuk janë vetëm. Nëse do ishin vetëm, raportet me politikën do ishin ndryshe. Në një republikë parlamentare është politika ajo që përcakton fatin e institucioneve të tjera.

Fatmirësisht ata nuk janë vetëm. Siç u krijuan me një suport të fortë të SHBA dhe BE, janë vazhdimisht me suportin e tyre. E shikojnë nga jashtë, kanë ekspertët e tyre. Nuk është problemi tek një institucion, por Shqipëria e ka domosdoshmëri që të rikthehet shteti.

Republika parlamentare e Shqipërisë ka kohë që i është shmangur asaj që ne kemi nevojë, të ndërtojmë shtet. Ky vend është kthyer në monopolin e mjediseve politike, nuk dua t'i përfshij të dy palët njësoj. Sot, këtë atribut e ka mazhoranca.

Po të bësh një vrojtim jo tepër të hollësishëm, do shohësh që kanë të gjithë pushtetet. Rasti i Avokatit të Popullit, nuk është institucion që të jep pushtet direkt, por moral. Fakti që të gjitha makinacionet dhe aludimet tregon që këta nuk lënë qelizë pa kapur. I ngjan një sëmundjeje kancerogjene që është në fazë terminale që metastazat kanë shkuar në çdo qelizë të organizmit.

SPAK në një linjë vazhdimësie që e ka nisur dhe e ka forcuar. Politika ka sjellje të dyfishtë. Kur nuk goditet personalisht X, bën vlerësim pozitiv. Kryeministri është pjesëmarrës tek drejtësia e re, por nuk e ka bërë ai. Zgjat 24 orë dhe del në një prononcim tjetër ku atakon drejtësinë. Mendoj se është çështje e një personaliteti që ka probleme me vetëqeverisjen e tij."-tha Topi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat