Florjan Binaj i bashkohet protestës së Agron Shehajt te Kryesia e Kuvendit: Detyrë bazë e çdo qytetari që nuk pranon të nëpërkëmbet

Shqipëria

Florjan Binaj i bashkohet protestës së Agron Shehajt te Kryesia e Kuvendit: Detyrë bazë e çdo qytetari që nuk pranon të nëpërkëmbet

Më: 19 dhjetor 2025 Në ora: 14:55
Pamje nga protesta

Partia Mundësia mbajti një protestë këtë të premte jashtë ambienteve të Kryesisë së Kuvendit të Shqipërisë.

Ndërkohë që brenda saj mbahej mbledhja e Këshillit të Mandateve dhe Imuniteteve për të shqyrtuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçmes, SPAK, për heqjen e imunitetit të zv. kryeministres Belinda Balluku.

I pranishëm në protestën e thirrur nga partia Mundësia ishte edhe kandidati i pavarur për Bashkinë e Tiranës, Florjan Binaj.

Për Florjan Binajn, protestat janë “detyrë bazë e çdo qytetari që nuk pranon të nëpërkëmbet, të vidhet dhe të nënçmohet”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat