Protesta kombëtare e PD të hënën para Kryeministrisë, Albana Vokshi fton qytetarët: Nuk është thirrje por alarm!

Shqipëria

Protesta kombëtare e PD të hënën para Kryeministrisë, Albana Vokshi fton qytetarët: Nuk është thirrje por alarm!

Më: 21 dhjetor 2025 Në ora: 21:05
Albana Vokshi

Deputetja e Partisë Demokratike të Shqipërisë, Albana Vokshi, ka zhvilluar takime me qytetarët e Tiranës, duke i ftuar për pjesëmarrje masive në protestën e paralajmëruar më 22 dhjetor, ora 18:00, përpara Kryeministrisë.

Në mesazhin dhe pamjet e publikuara në rrjetet sociale, Vokshi thekson se situata aktuale në vend ka kaluar kufijtë e tolerancës qytetare, duke e cilësuar protestën jo si një thirrje politike, por si një alarm shoqëror.

‘Kjo nuk është thirrje. Është alarm. Kur padrejtësia bëhet normë, protesta bëhet domosdoshmëri.

Të gjithë në këmbë. Pa përjashtim,’ shkruan Vokshi në mesazhin e saj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat