U mbyllën hetimet ndaj tij/ Ish-drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili del nga SPAK së bashku me avokatin

Shqipëria

U mbyllën hetimet ndaj tij/ Ish-drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili del nga SPAK së bashku me avokatin

Më: 23 dhjetor 2025 Në ora: 17:36
Agim Ismaili

Ish-drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili, ka dalë nga SPAK, së bashku me avokatin e tij, pasi u paraqit sërish ditën e sotme.

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, raportoi më herët se ndaj tij dhe Zambak Gjoni e Arnold Rrokaj janë mbyllur hetimet për përgjim i paligjshëm në kuadër të grupit kriminal.

Më herët, ish-funksionari i burgjeve ishte në hetim nga SPAK për tre vepra penale, përgjim i paligjshëm i të dhënave kompjuterike, kryerje e veprimeve në kuadër të grupit kriminal dhe grup kriminal.

Hakerimi i kompjuterëve u sinjalizua në 12 mars të këtij viti dhe brenda pak kohësh përfunduan në pranga ish zyrtari i burgut Zambak Gjoni dhe Arnold Rrokaj.

Ky i fundit është personi që theu kodet e sigurisë së kompjuterëve dhe materialet e përftuara ja përcolli Gjonit, që nga ana e tij ja përcolli Ismailajt.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat