Shqipëria pajiset me sistemin raketor ‘Javelin’, Vengu: Forcon aftësitë mbrojtëse të Forcave të Armatosura

Shqipëria

Shqipëria pajiset me sistemin raketor ‘Javelin’, Vengu: Forcon aftësitë mbrojtëse të Forcave të Armatosura

Më: 24 dhjetor 2025 Në ora: 09:41
Foto ilustrim

Shqipëria është pajisur me sistemin raketor “Javelin”.

Lajmin e bëri të ditur Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu përmes një postimi në rrjetet sociale.

Vengu thotë se kjo u arrit falë bashkëpunimit me SHBA-në. Ndër të tjera ai thekson se pajisja me këto sisteme forcon aftësitë mbrojtëse të Forcave të Armatosura, rrit ndërveprueshmërinë me NATO-n dhe sigurinë kombëtare.

“Ardhja e sistemeve Javelin, falë bashkëpunimit me aleatin tonë strategjik SHBA, forcon aftësitë mbrojtëse të Forcave të Armatosura Shqiptare, rrit parandalimin, ndërveprueshmërinë me NATO-n dhe sigurinë kombëtare”, shkruan Vengu.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat