Taulant Balla dhe ministrja Sala festojnë Krishtlindjen me fëmijët pa kujdes prindëror

Shqipëria

Taulant Balla dhe ministrja Sala festojnë Krishtlindjen me fëmijët pa kujdes prindëror

Më: 25 dhjetor 2025 Në ora: 17:19
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla me ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Evis Sala në Shtëpinë e Foshnjës “Hannah dhe Rozafa” në Tiranë.

Në ditën e Krishtlindjes, Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla së bashku me ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Evis Sala, ishin pranë fëmijëve pa kujdes prindëror në Shtëpinë e Foshnjës “Hannah dhe Rozafa” në Tiranë.

Me nismë të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, u shpërndanë dhurata dhe u krijua një atmosferë feste.

Postimi:

“Në Shtëpinë e Foshnjës “Hannah dhe Rozafa”, ku Krishtlindja festohet me buzëqeshje, përqafime dhe momente gëzimi për 138 fëmijët pa kujdes prindëror në institucionet sociale-përmes nismës së MSHMS dhe Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste“Një dëshirë, një arsye për të buzëqeshur”” shkruan Balla në rrjetet sociale, duke uruar Gëzuar Krishtlindjen!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat