Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi theksoi se Kuvendi është kthyer në bunkerin e Belinda Ballukut. Ai akuzoi Peleshin se e ka kthyer zyrën e tij në zyrë avokatie për të pandehurën Belinda Balluku.
“Kuvendi është bunkeri i Belinda ballukut ku mendojnë se do të strehojnë çdo të korruptuar të qeverisë, mendojnë se do të marrin peng drejtëisnë dhe a pengojnë të bëjë detyrë e saj. E kanë gabim. Më së pari kryetarin e kuvendit që kthehet në zyrtarin e dytë të lartë të shtetit, që e ka shndërruar zyrin e tij në zyrë avokatie për ballukun, duke zvarritur një kërkesë të ngutshme të Prokurorisë.
Media ka publikuar dëshminë e vartëses së Ballukut, që ka bashkëpunuar me SAK për të treguar procedurën e tunelit të Llogarasë. Kjo vartëse që sipas kërkesës së Prokurorisë, në prova, është intimiduar nga Balluku.
Këta po tentojnë, duke i dhënë kohë Ballukut të intimidojë cdo dëshmitar, të prishë provat dhe të marrë peng drejtësinë. Ka nisur Peleshi një shkresë e kemi lexuar 5 herë dhe se kemi kuptuar se cfarë ka shkruar. Është gjuhë korrupsioni.”, tha ai.