Instituti amerikan Cato e rendit Shqipërinë në një pozicion inkurajues për lirinë ekonomike dhe njerëzore

Shqipëria

Instituti amerikan Cato e rendit Shqipërinë në një pozicion inkurajues për lirinë ekonomike dhe njerëzore

Më: 30 dhjetor 2025 Në ora: 11:13
Foto ilustrim

Kryeministri Edi Rama e nisi konferencën e fundvitit me një raport të Institutit amerikan Cato, që sipas të cilit e rendit Shqipërinë në një pozicion inkurajues për lirinë ekonomike dhe njerëzore.

“Instituti amerikan cato, që publikon edhe atë që quhet indeksi i indekseve lidhur me lirinë njerëzore dhe ekonomike. Shqipëria ka pozicion shumë inkurajues, është renditur e 39 në klasifikimin e përgjithshëm dhe e 9-ta në gjithë pjesën e Evropës lindore. Kështu e kanë të ndarë raportin.

Ku sa i përket lirisë ekonomike renditet para vendeve si Polonia, Bullgaria, Greqia e Hungaria dhe po ashtu për lirinë njerëzore. Për lirinë ekonomike në pozicion më të mirë se dy apo tre vende përpara saj.

Është një pasqyrë pozitive, por shfrytezova rastin për ta ndarë me ju si një lajm të mirë nga shumë të mira për Shqipërinë që sic e thashë nuk bëjnë lajm.”, tha Rama.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat