Publikohet foto e çiftit Sose Xhebroj dhe Llogora Xhebroj që humbën jetën pas një krimi familjar

Shqipëria

Publikohet foto e çiftit Sose Xhebroj dhe Llogora Xhebroj që humbën jetën pas një krimi familjar

Më: 2 janar 2026 Në ora: 15:11
Çifti i bashkëshortëve Sose Xhebroj dhe Llogora Xhebroj

Në foto janë çifti i bashkëshortëve Sose Xhebroj dhe Llogora Xhebroj që humbën jetën në rrethana tragjike sot në Orikum. Sipas të dhënave të para, burri vrau fiillimisht gruan e më pas i dha fund jetës me armë zjarri në garazh. Ata ishin prindër të dy fëmijëve.

Orikum/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 13:30, është marrë njoftim nga urgjenca mjekësore se një shtetase, në Orikum, është gjetur pa shenja jete dhe me shenja dhune në banesë. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se shtetasja S. Xh., 40 vjeçe, është vrarë nga bashkëshorti i saj, shtetasi Ll. Xh., 50 vjeç.

Pas kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Policisë në zonën përreth kësaj banese, në garazh është gjetur dyshohet i vetëvrarë me armë zjarri autori i kësaj ngjarjeje, shtetasi Ll. Xh.

Arma pistoletë e gjetur në vendngjarje u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat