Përmbytet vendi… po dëmshpërblimet?/ Ministri Vengu: Asnjë nuk do përjashtohet, është detyrim ligjor!

Shqipëria

Përmbytet vendi… po dëmshpërblimet?/ Ministri Vengu: Asnjë nuk do përjashtohet, është detyrim ligjor!

Më: 7 janar 2026 Në ora: 23:11
Ministri i Mbrojtjes Piro Vengu ndodhet në Vlorë

Ministri i Mbrojtjes Piro Vengu ndodhet në Vlorë në monitorimin e situatës së shkaktuar nga reshjet e dendura.

Ministri ka njoftuar në ‘Real Story’ se në Kurbin janë evakuuar 8 familje dhe 50 qytetarë për shkak të situatës së krijuar.

Ai theksoi se grupet e bashkisë dhe emergjencës do të ndërhyjnë dhe do të kompensojnë për shtëpitë, blegtorinë dhe bagëtinë, sipas detyrimeve ligjore, me instrumentat financiarë të gatshëm. Ministri shtoi se nuk ka arsye për të bërë përjashtime në ndihmën ndaj të prekurve.

“Në Kurbin kemi 8 familje dhe 50 qytetarë të cilët janë evakuuar. Evidencat për bagëtinë dhe gjësende të tjera janë herët akoma.

Grupet e bashkisë dhe emergjencës do të ndërhyjnë dhe do të kompensojnë për shtëpitë, blegtorinë dhe bagëtinë, çka është një detyrim ligjor, dhe instrumentat financiarë janë të gatshëm. Nuk ka arsye për të bërë përjashtime".

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat