Klodian Braho zhvillon mbledhjen e parë si drejtues i SPAK, porosi kolegëve: Dosjet e mbartura të vlerësohen me prioritet

Shqipëria

Klodian Braho zhvillon mbledhjen e parë si drejtues i SPAK, porosi kolegëve: Dosjet e mbartura të vlerësohen me prioritet

Më: 8 janar 2026 Në ora: 15:09
Drejtuesi i ri i SPAK, Klodian Braho

Drejtuesi i ri i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar sot takimin e parë pas marrjes së detyrës me trupën e prokurorëve të posaçëm.

“Dosjet e mbartura të vlerësohen me prioritet dhe brenda një kohë të arsyeshme të ketë një vendimmarrja lidhur me ta”, kjo është porosia që i ka dhënë ai kolegëve të tij gjatë takimit.

Gjatë mbledhjes së zhvilluara këtë të enjte, Braho prezantoi edhe shefat e rinj të sektorëve. Vladimir Mara u emërua drejtues i sektorit për hetimin e krimit të organizuar, Dorina Bejko për hetimin e korrupsionit si dhe Altin Dumani, shef sektori për marrëdhëniet juridiksionale me jashtë.

Kryeprokurori i SPAK i ka kërkuar trupës së prokurorëve intensifikim të hetimit të dosjeve të korrupsionit apo ato që lidhen me pastrimin e parave.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat