Samiti i IV-t mbahet në prill, Spiropali me Këshillin Koordinues të Diasporës: Fokusi në fuqizimin e rolit të diasporës

Shqipëria

Samiti i IV-t mbahet në prill, Spiropali me Këshillin Koordinues të Diasporës: Fokusi në fuqizimin e rolit të diasporës

Më: 10 janar 2026 Në ora: 20:38
Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, zhvilloi këtë të shtunë një takim online me anëtarët e Këshillit Koordinues të Diasporës, me fokus bashkëpunimin dhe rritjen e rolit të diasporës në zhvillimin e vendit.

Gjatë takimit u diskutuan tre çështje kryesore: Strategjia Kombëtare e Diasporës 2026-2030, risitë e Ligjit të Ri për Diasporën dhe përgatitjet për Samitin e IV-t të Diasporës, që do të mbahet në Tiranë më 14 dhe 15 prill.

“E nisëm vitin me Këshillin Koordinues të Diasporës, mes shqiptarëve të spikatur në botë, për bashkëpunimin dhe fuqizimin e rolit të diasporës në sfidat e zhvillimit të vendit.

Bashkëndamë idetë tona për tre çështje kryesore: Strategjia Kombëtare e Diasporës 2026-2030, që e ngre në një tjetër nivel ndërveprimin me shqiptarët përtej kufijve. Risitë e Ligjit të Ri për Diasporën, përfshirë krijimin e Qendrave të Kulturës shqiptare në botë, fuqizimin e Agjencisë Kombëtare për Diasporën dhe shtimin e numrit të anëtarëve të Këshillit Koordinues të Diasporës”, shkruan Spiropali.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat