E moshuara e paralizuar humbi jetën nga asfiksia, trupin e pajetë e zbuloi gruaja që kujdesej për të. Dyshimet për zjarrin

Shqipëria

E moshuara e paralizuar humbi jetën nga asfiksia, trupin e pajetë e zbuloi gruaja që kujdesej për të. Dyshimet për zjarrin

Më: 15 janar 2026 Në ora: 11:02
Korçë

Zbardhen detaje rreth ngjarjes tragjike në Korçë, ku një 73-vjeccare humbi jetën pasi u asfiksua pas një zjarri që ra në banesën e saj. Ngjarja ndodhi rreth orës 09.10, në lagjen nr. 13, Korçë.

Fluturie Potka ishte e paralizuar dhe jetonte e vetme.

Gazetarja Lorena Kodra raporton për BalkanWeb se ka qenë një grua që kujdesej për të e cila ka hapur derën e jashtme dhe ka parë tymin, ndërsa ka kërkuar ndihmën e fqinjëve të tjerë të pallatit për të lajmëruar zjarrfikësen.

Fqinjët jashtë kamerave thonë se shkak i zjarrit mund të jetë bërë një cigare e ndezur nga e moshuara pasi ajo ishte duhanpirëse.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat