E pazakontë në Kukës, historia e përndjekjes përfundon me rrahje dhe kërcënime, procedohen 3 të rinjtë!

Shqipëria

E pazakontë në Kukës, historia e përndjekjes përfundon me rrahje dhe kërcënime, procedohen 3 të rinjtë!

Më: 16 janar 2026 Në ora: 10:42
Foto ilustrim

Dy grupe të rinjsh janë konfliktuar në mënyrë të përsëritur gjatë kohëve të fundit, duke akuzuar njëri-tjetrin për përndjekje dhe kjo përplasje ka përfunduar në rrahje të ndërsjelltë mes tyre.

Ngjarja ka ndodhur në Kukës dhe policia vendore njoftoi se ka referuar materialet në Prokurori për hetimin e 3 personave të implikuar, që do hetohen në gjendje të lirë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tropojë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit B. M., 33 vjeç, Sh. O., 31 vjeç, dhe F. Rr., 25 vjeç, banues në qytetin e Bajram Currit, pasi dyshohet se shtetasit B. M. dhe Sh. O. kanë përndjekur shtetasin F. Rr., ndërsa ky shtetas ka ushtruar dhunë fizike ndaj shtetasit F. M., me pretendimin se ai po e përndiqte”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Hetimet e mëtejshme do zbardhin dinamikën dhe shkaqet e përndjekjes mes tyre.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat