Diell dhe kushte atmosferike të qëndrueshme, si paraqitet moti këtë të shtunë

Shqipëria

Diell dhe kushte atmosferike të qëndrueshme, si paraqitet moti këtë të shtunë

Më: 17 janar 2026 Në ora: 07:26
Foto ilustrim

Ditën e sotme, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Moti do të jetë i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit, ndërsa në relievet malore në lindje parashikohen vranësira mesatare deri të dendura, me intervale të herëpashershme me diell.

Mjegull do të ketë përgjatë zonave luginore në orët e mëngjesit dhe të mbrëmjes.

Era do të fryjë nga drejtimi verilindje–lindje, me shpejtësi mesatare 6 m/s përgjatë vijës bregdetare, ndërsa në zonat luginore shpejtësia e erës mund të arrijë deri në 14 m/s.

Deti – Valëzimi do të jetë i forcës 1-2 ballë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat