Vrau duke e goditur me çekiç një 57-vjeçar në Krujë, pranga autorit dhe 2 personave për moskallëzim krimi

Shqipëria

Vrau duke e goditur me çekiç një 57-vjeçar në Krujë, pranga autorit dhe 2 personave për moskallëzim krimi

Më: 20 janar 2026 Në ora: 17:42
Foto ilustrim

Andri Vokrri, 28-vjeçari që i mori jetën një 57-vjeçari duke e goditur me çekiç është arrestuar se bashku me 2 persona të tjerë që kanë qenë të pranishëm gjatë konfliktit.

Blutë bëjnë me dije se në përfundim të hetimeve, Andri Vokrri, 28-vjeç u arrestua për veprën penale “Vrasja me dashje” ndërsa Lorenc Goga, 23-vjeç dhe Fation Kulla, 23-vjeç u arrestuam për veprën penale “Moskallëzim krimi”.

Sakaq, janë sekuestruar 2 automjete si dhe mjeti me të cilin dyshohet se është kryer krimi.

Njoftimi i Policisë:

Vrau me send të fortë (çekiç), 57-vjeçarin, gjatë një konflikti për motive të dobëta, vihet në pranga 28-vjeçari.

Vihen në pranga, për moskallëzim krimi, 2 shtetas që kanë qenë të pranishëm gjatë konfliktit.

Sekuestrohen 2 automjete dhe mjeti me të cilin dyshohet se është kryer krimi.

Në përfundim të veprimeve hetimore të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Krujë, në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, për zbardhjen e dinamikës së konfliktit të ndodhur në aksin rrugor “Thumanë-Krujë”, si pasojë e të cilit humbi jetën nga goditja me sende të forta, shtetasi P. N., 57 vjeç, u arrestuan shtetasit:

-A. V., 28 vjeç, banues në FushëKrujë, për veprën penale “Vrasja me dashje”;

-L. G., 26 vjeç dhe F. K., 23 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Nga hetimet ka rezultuar se më datë 201.01.2026, rreth orës 01:00, në aksin rrugor “Thumanë-Krujë”, në afërsi të urës së Bushneshit, këta tre shtetas, ndërkohë që qarkullonin në një automjet, janë konfliktuar verbalisht me shtetasin P. N., i cili qarkullonte me automjetin e tij. Më pas, shtetasi A. V. ka goditur me çekiç, në kokë, shtetasin P. N., 57 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën.  Pas ngjarjes, shtetasit L. G. dhe F. K. janë larguar.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 2 automjete dhe mjeti me të ciin dyshohet se është kryer krimi.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat