Pas 7 orësh, përfundon seanca në Kushtetuese për rritjen e rrogës së gjyqtarëve, trupa gjykuese tërhiqet për vendim

Shqipëria

Pas 7 orësh, përfundon seanca në Kushtetuese për rritjen e rrogës së gjyqtarëve, trupa gjykuese tërhiqet për vendim

Më: 20 janar 2026 Në ora: 17:43
Foto ilustrim

Pas 7 orësh, ka përfunduar në Gjykatën Kushtetuese seanca me palë kërkuese Unionin dhe shoqatën e Gjyqtarëve/

Seancë kjo lidhur me kërkesën për rritjen e pagës së tyre.

Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha raporton se Gjykata Kushtetuese u tërhoq për vendim, që pritet ta njoftojë brenda pak ditësh.

Në këtë seancë janë dëgjuar të gjitha palët, Unioni dhe Shoqata e gjyqtarëve, Këshilli i Ministrave dhe Kuvendi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat