15 vjet nga ndarja nga jeta e Ziver Veizit, mbesa e tij: Moszbardhja e ngjarjes sjell humbje të besimit në institucionet e drejtësisë

Shqipëria

15 vjet nga ndarja nga jeta e Ziver Veizit, mbesa e tij: Moszbardhja e ngjarjes sjell humbje të besimit në institucionet e drejtësisë

Më: 21 janar 2026 Në ora: 10:56
15 vjet nga ndarja nga jeta e Ziver Veizit

Në fshatin e tij të lindjes, Zenelaj, u zhvilluan homazhe përkujtimore në nder të 15-vjetorit të vdekjes së Ziver Veizit, një nga katër viktimat e ngjarjeve të ’21 Janarit’.

Familjarë, të afërm, banorë të zonës dhe përfaqësues të institucioneve morën pjesë në ceremoninë përkujtimore për të nderuar kujtimin e tij.

Gjatë homazheve, Zamira Veizi, mbesa e Ziver Veizit, u shpreh se “plaga e 21 Janarit është plagë e të gjithë shqiptarëve”, duke theksuar se “moszbardhja e kësaj ngjarjeje ka sjellë humbje të besimit të qytetarëve ndaj institucioneve të drejtësisë dhe shtetit“.

Nga ana e saj, prefektja e Qarkut, Albana Hasanaj, u shpreh se “dëshmorët nuk janë vetëm në kohë lufte, por edhe në kohë paqeje“, duke nënvizuar se “kujtimi i tyre duhet të shërbejë si thirrje për drejtësi dhe respekt ndaj jetës njerëzore“.

Homazhet u shoqëruan me vendosje lulesh dhe minuta heshtjeje në nderim të figurës së Ziver Veizit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat