Berisha refuzon bashkëpunimin me mazhorancën: Do bëjmë reformën tonë territoriale!

Shqipëria

Berisha refuzon bashkëpunimin me mazhorancën: Do bëjmë reformën tonë territoriale!

Më: 23 janar 2026 Në ora: 13:07
Foto ilustrim

Vajza e Presidentit të Shteteve të Bashkuara Donald Trump, Ivanka Trump ka publikuar sërish foto nga bregdeti  i Vlorës.

Ivanka ka publikuar një “Instastory” nga bregdeti, ndërsa krahas saj shkruan: “Shqipëria është magjike!”

Më herët ajo ndau edhe pamje të tjera nga turi i saj në jug të vendit, ku shfaqen peizazhe natyrore, si deti apo gjelbërimi i zonës, si dhe pamjet nga larg të ishullit të Sazanit.

Image
Postimi i Ivanka-s

Kujtojmë se prej dy ditësh, Ivanka Trump, vajza e presidentit amerikan ndodhet në vendin tonë dhe axhenda e saj ka qenë e ngarkuar me aktivitete dhe takime, fokusuar kryesisht te projektet strategjike Vajza e presidentit amerikan ka qenë gjatë gjithë kohës e shoqëruar nga grupe të ndryshme arkitektësh.

Mbrëmjen e kaluar ajo vizitoi edhe kryeministrin Edi Rama në Kryeministri, ndërsa këtë të premte ajo pritet të largohet nga Shqipëria. Të mërkurën, Ivanka Trump zhvilloi takime me studio arkitekturore, si vendase ashtu edhe të huaja, ndërkohë që vizitoi edhe zonën e Zvërnecit.

Qëllimi i vizitës së vajzës së kreut të Shtëpisë së Bardhë në Vlorë ka lidhje me projektet e investimeve në ishujt e Sazanit dhe Zvërnecit. Bashkëshorti i saj, Jared Kushner, u bë investitor strategjik vitin e kaluar, pasi prezantoi një projekt turistik në ishullin e Sazanit, që përfshin një sipërfaqe prej 562 hektarësh.

Investimi parashikohet të arrijë vlerën e 1.4 miliardë eurove dhe përfshin ndërtimin e një marine turistike, hotele dhe rezidenca luksoze, zona gastronomike dhe hapësira rekreative me shërbime të dedikuara për vizitorët.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat