Cikloni godet Italinë, por sa rrezikohet Shqipëria? Ja çfarë thotë sinoptikania Lajda Porja

Shqipëria

Cikloni godet Italinë, por sa rrezikohet Shqipëria? Ja çfarë thotë sinoptikania Lajda Porja

Më: 26 janar 2026 Në ora: 09:23
Lajda Porja

Cikloni i fuqishëm ka goditur zonat jugore të Italisë, por sipas MeteoAlb, Shqipëria mbetet jashtë zonës së ndikimit të tij.

Nga një lidhje e drejtpërdrejtë me studion e Ora News, sinoptikania e MeteoAlb, Lajda Porja, ka dhënë detaje mbi situatën e motit në vend dhe efektet e ciklonit që ka goditur Italinë.

“Fatmirësisht për territorin shqiptar, i cili ndodhet krejtësisht në periferi, reshjet kanë qenë me intensitet të ulët dhe mesatar. Vendi ynë nuk preket nga ky ciklon,” tha Porja.

Ajo shtoi se gjatë kësaj jave priten reshje shiu, por jo në nivele shqetësuese që mund të rrezikojnë vendin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat