Seanca e sotme në GJKKO për Ilir Metën është shoqëruar me tensione dhe debate. Në një komunikim për gazetarët, avokati i tij, Kujtim Carkani dha detaje nga seanca.
“Ka patur një tension mes zotit Meta dhe zotit Kllapi. Kllapi ka qenë i vetëm, nuk është paraqitur Kraja dhe Dumani. Pasi ka relatuar ka që i pasaktë qoftë në data, qoftë në momente të ndryshme kohe. Kjo ka bërë që në të irritoheshim dhe ta ndërprisnim herë pas herë.
Seanca ka qenë tepër e tensionuar
Ne do marrim kohën tonë, do relatojmë gërme më germë
CEZ DIA nuk ekziston edhe vetë prokurorët nuk janë të bindur, Dy të tjerat janë lobimi dhe pjesa tjetër është mos deklarimi apo deklarimi i rreme. Të tjerat i mori përsipër bashkëshortja.
Sa i takon akuzave të tjera të pastrimit të veprës penale dhe CEZ DIA kjo do pushohet”, tha avokati.