“Shqipëria Bëhet” mblidhet sërish para Kryeministrisë, mes protestuesve edhe deputeti demokrat Besart Xhaferri

Shqipëria

“Shqipëria Bëhet” mblidhet sërish para Kryeministrisë, mes protestuesve edhe deputeti demokrat Besart Xhaferri

Më: 31 janar 2026 Në ora: 19:50
Ka nisur protesta para Kryeministrisë

Ka nisur protesta para Kryeministrisë, e thirrur pasditen e kësaj të shtune, nga “Shqipëria Bëhet”.

Qytetarë të shumtë janë mbledhur në shesh, për të kërkuar dorëheqjen e Edi Ramës.

Protestës i'u është bashkuar edhe deputeti i PD-së, Besart Xhaferri.

Kjo është protesta e katërt kombëtare e thirrur nga Adriatik Lapaj, ndërsa ky i fundit prej vitit të kaluar ka nisur fillimisht i vetëm protestat para kryeministrisë, ndërsa më pas i janë bashkuar edhe qytetarët.

Ndërkohë raportohet se protestës së sotme, i janë bashkuar edhe emigrantë shqiptarë të diasporës, të cilët kanë ardhur enkas për protestën dhe pritet të largohen sërish nga Shqipëria.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat