Aksident i frikshëm në Pukë/ Makina del nga rruga dhe përfundon në greminë, drejtuesi i mjetit transportohet në spital

Shqipëria

Aksident i frikshëm në Pukë/ Makina del nga rruga dhe përfundon në greminë, drejtuesi i mjetit transportohet në spital

Më: 2 shkurt 2026 Në ora: 20:32
Foto nga vendi i ngjarjes

Një aksident rrugor është regjistruar në segmentin Pukë–Qelëz, në afërsi të kthesës së Qerretit të Vogël.

Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip “Audi” ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një greminë.

Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i mjetit, Bardhok Pushtrija, është nxjerrë nga automjeti dhe është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Shkodrës për ndihmë mjekësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe të emergjencës, ndërsa po punohet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat