Pajisja argëtuese “boxer” te Shkëmbi i Kavajës përcjellë elektricitet, prindi i alarmuar: Ma hodhi fëmijën në ajër, duhet t’i stakojnë

Shqipëria

Pajisja argëtuese “boxer” te Shkëmbi i Kavajës përcjellë elektricitet, prindi i alarmuar: Ma hodhi fëmijën në ajër, duhet t’i stakojnë

Më: 7 shkurt 2026 Në ora: 20:31
Ilustrim

Dy pajisje argëtuese për matjen e forcës së krahut, të njohura si “boxer” dhe të instaluara në shëtitoren bregdetare te Shkëmbi i Kavajës, dyshohet se përcjellin korrent duke u kthyer në burim rreziku për fëmijët, të rinjtë dhe çdokënd që u afrohet.

Një prind, i alarmuar pas një incidenti me fëmijën e tij, ka njoftuar Policinë e Durrësit dhe ka kërkuar ndërhyrje të menjëhershme për të shmangur një fatkeqësi të mundshme.

Dyshohet se lagështia dhe ekspozimi i tyre ndaj kushteve atmosferike mund të ketë shkaktuar ndonjë defekt duke i kthyer në të rrezikshme.

“Këto dy makinetat këtu japin korrent se më zuri çunin, e hodhi përpjetë. Ishte me çorape kur u afrua, dhe e drodhi, filloi duke qarë. Kam njoftuar policinë tani që të shikojnë dhe t’i stakojnë”, shprehet qytetari.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat