Aksident në Babicë të Vlorës, raportohet për dy të lënduar, një vajzë pëson fraktura në kokë!

Shqipëria

Aksident në Babicë të Vlorës, raportohet për dy të lënduar, një vajzë pëson fraktura në kokë!

Më: 9 shkurt 2026 Në ora: 10:14
Foto ilustrim

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm, 9 shkurt, në Babicë të Vlorës, ku nga përplasja e dy automjeteve kanë mbetur të plagosur dy persona.

Burime bëjnë me dije se vajza e lënduar është transportuar me urgjencë për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Vlorës, ku po merr trajtimin e nevojshëm, pasi ka pësuar fraktura në kokë.

Po ashtu i lënduar ka mbetur edhe një burrë, i cili sipas informacioneve paraprake, mësohet se ka dhimbje në pjesën e kraharorit.

Siç shihet edhe nga pamjet, mjetet kanë pësuar dëmtime të rënda, ndërsa njëri prej tyre ka përfunduar në kanalin në anë të rrugës.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë, të cilat po punojnë për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat